Tirana

Rreth ASSET

Pasuri të paluajtshme me standard të ri në Tiranë

ASSET Real Estate & Investments lindi me një qëllim të thjeshtë: ta bëjë blerjen, shitjen dhe qiranë në Tiranë të qartë, të shpejtë dhe të sigurt.

Historia jonë

Prona. Vlerë. Mundësi.

Tregu i Tiranës është dinamik dhe shpesh konfuz: çmime që ndryshojnë, dokumente të paqarta dhe njoftime që përsëriten në dhjetëra faqe. Ne e ndërtuam ASSET për ta zgjidhur këtë.

Çdo pronë që publikojmë kontrollohet: pronari, hipoteka dhe çmimi. Çdo klient ka një agjent përgjegjës dhe një hap të qartë — nga telefonata e parë deri te noteri.

  • Përgjigje brenda 10 minutave
  • Prona të verifikuara
  • Shqip, English, Italiano
10+Real Estate & Investments
8prona aktive
500+klientë të kënaqur
10min kohë përgjigjeje
3gjuhë shërbimi

ASSET

Vlerat tona

Transparencë

Çmime reale, dokumente të kontrolluara dhe asnjë surprizë në fund.

Shpejtësi

Përgjigje brenda minutave dhe ndjekje e çdo kërkese deri në fund.

Ekspertizë lokale

Njohim çdo lagje, çdo ndërtues dhe çmimet reale të tregut.

Diskrecion

Okazione jashtë tregut dhe marrëveshje të trajtuara me konfidencialitet.

Tirana
Tirana po ndryshon çdo ditë. Ne ju ndihmojmë të zgjidhni vendin e duhur, në kohën e duhur.

Pse ASSET

Si funksionon

  1. 01

    Na tregoni çfarë kërkoni

    Zona, buxheti, afati dhe financimi — në 5 minuta telefon ose WhatsApp.

  2. 02

    Merrni një përzgjedhje

    3–5 prona të verifikuara që përputhen realisht, jo dhjetëra linke.

  3. 03

    Vizitoni me agjentin

    Vizita të organizuara, feedback po atë ditë dhe hapi tjetër i qartë.

  4. 04

    Negocim & noter

    Negociojmë për ju dhe ju shoqërojmë deri te çelësat.

Njihuni me ekipin

Këshilltarë që flasin shqip, anglisht dhe italisht dhe njohin Tiranën rrugë më rrugë.